LIVE: Suedia arrinë fitore krejt në fund kundër Polonisë

LIVE: Suedia arrinë fitore krejt në fund kundër Polonisë

Suedia ka arritur të fitoj me rezultat 3-2 kundër Polonisë.

Kjo ndeshje u karakterizua me dominim të Polakëve, të cilët përkundër posedimit të topit dhe rasteve nuk arritën të fitojnë ndeshjen.

Këtë ndeshje Suedia e nisi në mënyrën më të mirë, pasi arritën të shënojnë qysh në rastin e parë të krijuar nga ta, të cilin më pas e finalizoi Emil Forsberg.

Gjatë pjesës së parë kishte raste nga të dyja ekipet, por rezultati nuk ndryshoi.

Në pjesën e dytë erdhën edhe katër gola tjerë.

Suedezët arritën të dyfishojnë epërsinë 19 minuta pasi filloi pjesa e dytë, gol ky që u shënua sërish nga Forsberg.

Menjëherë pas dy minutash Robert Lewandowski ngushtoi epërsinë në 2-1.

Pastaj, gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Lewandowski shënoi sërish për të barazuar rezultatin.

Krejt në fund, për t’i siguruar fitoren Suedisë, u përkujdes Viktor Claesson i cili shënoi në minutat shtesë të ndeshjes.

Me këtë fitore, Suedia zë vendin e parë në grupin E, ku edhe siguron kalimin në fazën eleminuese të EURO 2020.


Barazon rezultatin Polonia

Polonia ka arritur të barazoj rezultatin kundër Suedisë.

Golin e shënoi sërish Robert Leëandoëski në minutën e 84-të të ndeshjes.


Polonia ngushton epërsinë e Suedisë

Polonia ka arritur të ngushtoj epërsinë e Suedisë në 2-1.

Golin e shënoi Robert Lewandowski në minutën e 61-të.

Ky gol erdhi vetëm dy minuta pasi Suedia dyfishojë epërisnë e saj.


Suedia dyfishon epërsinë ndaj Polonisë

Suedia ka arritur të dyfishoj epërsinë ndaj Polonisë.

Golin e dytë të ndeshjes dhe personal e shënoi Emil Forsberg në minutën e 59-të të ndeshjes.


Ka përfunduar pjesa e parë mes Suedisë dhe Polonisë

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 1-0 në të mirë të Suedisë përball Polonisë.

Suedezët arritën të kalojnë në epërsi qysh në rastin e parë të krijuar në minutën e dytë.

Goli u shënua nga Emil Forsberg.

Përkundër këtij rasti, kjo pjesë u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja skuadrat, të cilat krijonin raste të shumta për shënim, por pa arritur të ndryshojnë shifrat.


Suedia kalon në epërsi ndaj Polonisë

Suedia ka arritur të kalojë në epërsi kundër Polonisë.

Golin e shënoi Emil Forsberg në minutën e parë të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas aksionit të parë të nisur nga suedezët.


Fillon ndeshja mes Suedisë dhe Polonisë.