LIVE Superliga: Feronikeli – Prishtina

LIVE Superliga: Feronikeli – Prishtina

Sot po luhet xhiroja finale e këtij stinori në IPKO Superligë.

Janë publikuar tashmë formacionet zyrtare të super ndeshjes ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës e vlefshme për javën e 33-të në Ipko Superligë, njëherit edhe përcaktuese se cila nga këto dy skuadra do të shpallet kampion.

Zekirija Ramadani e ka nisur ndeshjen me Deniz Troshupën në portë dhe me Altik Morinën në mesfushë në mungesë të Met Millakut.

Mirel Josa i beson skemës 4-3-3, teksa ka vendosur edhe njëherë tjetër Basid Khalid në qendër të sulmit, i cili do mbështetet nga Morina dhe Mankenda.

Live:

Feronikeli – Prishtina 0-0

– Starton ndeshja!

15 minuta është shtyrë dueli Feronikeli – Prishtina për shkak të vonesës së delegimit të gjyqtarëve. Ndeshja do të startojë nga ora 16:15.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Troshupa, Islami, Hoxha, Prekazi, Lladrovci, Hoti, Dabiqaj, Morina, Silva, Rexha, Fazliu.

Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Dallku, Bashiru, Miftaraj, Jamal, Ahmeti, Mankenda, Morina, Khalid.

Kryetrajner: Mirel Josa

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Fatmir Sekiraqa, Tefik Maloku, Mervan Bejtullahu, Besfort Kasumi.

Rezultatet tjera live:

Ferizaj – Gjilani 0:0

Trepça ’89 – KEK-u 0:0

Flamurtari – Llapi 3:1

Ballkani – Drita 1:0

Liria – Drenica 0:0