Zvicra fiton kundër Turqisë, shpreson në kualifikim
Zvicra e ka mposhtur me rezultat 3 me 1 Turqinë.
Kështu, Turqia eliminohet nga Kampionati “EURO 2020”.
Nga grupi “A”, kualifikohen Italia dhe Uellsi.
Ndërsa, Zvicra e Xherdan Shaqirit që sot shënoi dy gola, shpreson që të kalojë tutje nga pozita e tretë.
Nga gjashtë grupe sa jenë gjithsej, katër kombëtare të cilat përfundon të tretat e që kanë pikë ose golaverazh më të mirë kalojnë tutje.
Shaqiri shënon përsëri
Kosovari, Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e dytë personal dhe të tretin të Zvicrës kundër Turqisë.
Zvicra po fiton 3 me 1 kundër turqve.
Por, ka ende gjasa që Zvicra të kualifikohet nga pozita e dytë.
Turqia zvogëlon epersinë e Zvicrës
Irfan Kahveci, ka shënuar një super gol në minutën e 62 kundër Zvicrës.
Rezultati është 2 me 1. Por, ky rezultat nuk i konvenon Zvicrës për t’u kualifikuar nga pozita e dytë.
Golaverazhi i Zvicrës është -2, ndërsa i Uellsit +1 që po humbë nga Italia 1 me 0.
Zvicra duhet të shpresojë që të mos jetë një nga dy pozitat e treta nëpër grupe që nuk kualifkohen në 1/8 e finales.
Fillon Pjesa e dytë: Zvicër & Turqi
Mbaron pjesa e parë Zvicër & Turqi.
2 me 0 po avancon Zvicra, atyre iu duhen më shumë gola me shpresën që Uellsi të humbë nga Italia.
Kështu zviceranët do të shpresonin kualifikim nga vendi i dytë.
Shaqiri dyfishon epersinë kundër Turqisë
Zvicra ka dyfishuar epërsinë kundër Turqisë.
Kosovari Xherdan Shaqiri, shënoi gol në minutën e 26.
Zvicrës i duhet një fitore bindëse me shpresë që Uellsi të humbë nga Italia me rezultat të thellë – në mënyrë që Zvicra të kualifikohet si e dyta në “Grupin A”.
Zvicra kalon në eperësi kundër Turqisë.
Zvicra ka kaluar në epërsi kundër Turqisë.
Haris Seferovic ka realizuar në minutën e gjashtë.
Në rast se zviceranet shënojnë fitore atëherë do të arrijnë në kuotën e katër pikëve
Fillon ndeshja Zvicër & Turqi.
Ka filluar takimi Zvicër & Turqi. Dy kombëtarët luftojnë për vendin e tretë, por në rast se Zvicra fiton ndaj Turqisë e Uellsi humbë nga Italia, skuadra ku luajnë shqiptarët mund të pozicionohen të dytët – me kusht që të fitojnë më thellë ndaj Turqisë.
Ndërsa, turqve iu duhet vetëm fitorja, pasi kanë zero pikë pas dy ndeshjeve.
Katër nga gjashtë vendet e treta në grupe kalojnë tutje.
Formacionet Zyrtare: Zvicër & Turqi
Turqia dhe Zvicra do ta zhvillojnë një ndeshje vendimtare në kuadër të “Grupit A”, për kualifikim në 1/8 e finales.
Të dyjave skuadrave iu duhet fitorja për ta siguruar vendin e tretë, këtë vend Zvicra mund ta marrë edhe me barazim – por pastaj mund të ketë probleme pasi dy nga gjashtë skuadrat e treta në grupe diskualifikohen.
Për Zvicrën do të luajnë edhe kosovarët Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.
Zvicër: Sommer; Ëidmer, Elvedi, Akanji, Embolo, Seferovic, Xhaka, Rodriguez, Zuber, Shaqiri.
Turqi: Çakir; Çeril, Demiral, Soyuncu, Tufan, Under, Çalhanoglu, Yilmaz, Kahveci, Ayhan, Muldur.