Livepool, 140 milionë euro për një mëngë

Livepool, 140 milionë euro për një mëngë

Liverpool ka lajmëruar se ka nënshkruar një kontratë milionere me Western Union. Kompania amerikane e shërbimeve financiare do t’i paguajë pothuajse 30 milionë euro në vit “Të Kuqve” vetëm për të pasur emrin te mëngët e uniformave të ekipit.

Një kontratë 5-vjeçare me 28 milionë euro në sezon, 140 milionë në total.

Kështu, Liverpool i është bashkuar gjashtë klubeve të tjerë të Premier League, mes të cilëve Manchester City dhe Chelsea, që kanë vendosur të shesin hapësirën që kanë në mëngët e fanellave për të rikuperuar shuma të rëndësishme parash, që do të investohen për të forcuar ekipin, njofton supersport.

Një marrëveshje të ngjashme pritet të nënshkruajë edhe Manchester United me Tinder. Aplikacioni i famshëm për lidhjet romantike pritet të shfaqet te mëngët e “Djajve të Kuq” në sezonin e ardhshëm: 14 milionë euro për të vendosur logon në mëngën e majtë të skuadrës së Jose Mourinho.