Liverpool afër Thiago Alcantara

Liverpool afër Thiago Alcantara

Liverpool është shumë pranë nënshkrimit me Thiago Alcantara, nga Bayern Munich.

Negociatat në mes dy ekipeve, janë në faza të avansuara, me Chelsea që ka ofruar 35 milion euro, shkruan e përditshmja nga Katalonia, Sport, raporton Insajderi.com

Thiago nuk ka arritur të gjejë shumë hapësirë tek Bayern në këto kohët e fundit, prandaj e ka joshur interesimi i kampionëve më të ri të Anglisë. Në anën tjetër, Liverpool e ka një mesfushë shumë të ngarkuar, me lojtar rezervë si Wijnaldum, Keita etj.

Në ditët në vazhdim, pritet të kemi lajme më konkrete në lidhje me këtë operacion./Insajderi.com