Liverpool arrin marrëveshje me Ibrahima Konaten

Liverpool arrin marrëveshje me Ibrahima Konaten

Liverpool ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e RB Leipzig, Ibrahima Konate, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra angleze përmes postimeve nëpër rrjetet sociale.

Konate ishte pjesë e Leipzig që nga viti 2017, ku kishte zhvilluar 65 ndeshje.

“The Reds” kishin shprehur interesimin e tyre për mbrojtësin francez që nga janari, por arritën ta finalizonin marrëveshjen këtë afat kalimtar, pasi nuk pranuan të paguanin klauzolën e largimit për Ozan Kabak i cili ishte i huazuar nga Schalke. /Insajderi.com