Pasi që nuk kishte arritur qe ta transferonte mbrojtësin e Norwich Cityt, Jamal Lewis, skuadra e Liverpoolin duket se e ka finalizuar marrëveshjen me skuadrën greke Olympiacos, për mbrojtësin Konstantinos Tsimikas, njofton Insajderi.
Liverpooli është pajtuar që t’i paguajë 13 milionë euro gjigantit grek Olympiacos për mbrojtësin Tsimikas.
Kampioni i Anglisë tani është duke diskutuar për detajet financiare me mbrojtësin.
Tsimakis ka udhëtuar drejt Anglisë ku pritet të gjejë akordin me Liverpoolin para se të zyrtarizohet nga The Reds.
24-vjeçari ka zhvilluar 40 ndeshje zyrtare këtë edicion me Olympiacosin ku ka bërë shtatë asistime./Insajderi.com