
Mohamed Salah nuk do të luajë kundër Barcelonës në gjysmënfinalen e dytë që do të zhvillohet të martën (nesër) në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka konfirmuar se egjiptiani Salah nuk do të mund të paraqitet kundër Barcelonës, transmeton Insporti.com.