Liverpool – Chelsea, dy gjigantët anglezë në kërkim të trofeut prestigjioz

Liverpool – Chelsea, dy gjigantët anglezë në kërkim të trofeut prestigjioz

Liverpooli do të përballet sonte (e mërkurë) me Chelsean në ndeshjen e Superkupës së Evropës, ndërsa skuadrat angleze po synojnë të nisin stinorin me trofe të fituar.

Është hera e parë që dy skuadra angleze do të përballen në një ndeshje të Superkupës së UEFA-s, ndonëse është hera e pestë në gjashtë stinorë që dy rivalë nga i njëjti shtet përballen në këtë ndeshje.

Liverpooli si fitues i Ligës së Kampionëve vlerësohet favorit përballë Chelesat, fitues i Ligës së Evropës.

Derisa Liverpooli ka mbajtur skuadrën që e kishte stinorin e kaluar, Chelsea ka humbur lojtarin kryesor Eden Hazard, që është transferuar te Real Madridi.

Po ashtu Chelesa e pati të pamundur për të transferuar lojtarë të rinj pas ndalesës së FIFA-s për të transferuar lojtarë të rinj në dy afate kalimtare, për shkak të thyerjes së rregullave të transferimit të lojtarëve të mitur.

Ndeshja e sotme do të luhet në stadiumin “Vodafone” të Beshkiktashit në Stamboll, me fillim nga ora 21:00.