Liverpool e gjen zëvendësimin për Van Dijk

Liverpool e gjen zëvendësimin për Van Dijk

Liverpool po tenton që të nënshkruajë me Ozan Kabak të Schalke, për të zëvendësuar mbrojtësin holandez Van Dijk, pasi që ky i fundit u lëndua rëndë dhe do të mungojë deri në fund të sezonit.

Ylli holandez siç duket nuk do të mund të paraqitet përsëri në këtë sezon pas lëndimit të pësuar në Merseyside derby, ndaj Everton. Dhe sipas raportimeve, ata janë në kërkim të mbrojtësit turk, Ozan Kabak.

Sipas mediumit italian Sport Media Set, Jurgen Klopp po insiston në transferimin e Kabak, dhe Liverpool janë të gatshëm që të ofrojnë 27.1 milionë funte për të, raporton Insajderi.

20 vjeçari kishte nënshkruar për Schalke në vitin e kaluar për 13.5 milionë funta nga rivali i tyre Sttutgart, dhe ka kontratë në Veltins Arena deri në verën e vitit 2024../Insajderi.com.