Liverpool e mposhtë Chelsean në Stamfod Bridge

Liverpool e mposhtë Chelsean në Stamfod Bridge

Kampioni i Anglisë, Liverpool, e ka arritur fitoren e dytë radhazi në Premier Ligë, kësaj radhe duke e mposhtur në Stamfod Bridghe ekipin e Chelsea.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, pa gola, por në pjesën e dytë, Chelsea po hynte më një lojtarë më pak, pas ndëshkimit me të kuq të Christensen.

Sadio Mane. Ishte ai që e zhbllokoi rezultatin, duke shënuar në minutën e 50’. I njëjti lojtarë, arriti të dyfishojë epërsinë vetëm katër minuta më vonë, pas një gabimi trashanik të portierit të Chelsea.

Chelsea e kishte mundësinë që të ngushtonte epërsinë dhe të mund të mendonte ndonjë rikthim, kur për ta u akordua një penallti, por që Jorginho, nuk arriti që të mposhtë portierin Alisson./Insajderi.com.