Liverpool e pret Chelsean sonte, për ndeshjen e titullit

Liverpool e pret Chelsean sonte, për ndeshjen e titullit

Sonte në Premier Ligë do të kemi një përballje gjigantësh, në mes të Liverpool dhe Chelsea.

Liverpool e pret sonte Chelsean në Anfield, në natën më të rëndësishme në 30 vitet e fundit për ta. Ata sonte do të ngrehin titullin e fituar sivjet, pas 30 viteve pritje, raporton Insajderi.

Festimi i titullit do të jetë me special nëse ata sot arrijnë të fitojnë kundër ekipit të Chelsea, por do të duhet që të ndjersiten shumë, pasi Chelsea shkon për fitore, pasi ata janë fuqishëm në garë për të siguruar një vend në Champions League.

Për të festuar këtë arritje të Liverpool, federata e Premier Ligës, ka lejuar që në stadium të jenë prezent familjar dhe rrethi i lojtarëve e stafit të klubit të Liverpool./Insajderi.com.