Liverpool fiton ndaj Arsenalit në Londër

Liverpool fiton ndaj Arsenalit në Londër

Liverpool ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafir e Arsenalit me rezultat 0:3 në kuadër të javës së 31-të në Premier League, njofton Insajderi.

Ndeshjen më mirë e filluan miqtë nga Liverpool, por pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, mysafirët ishin të papërmbajtshëm duke shënuar plotë tre herë në portën e londinezëve.

Portugezi Jota hapi serinë e golave duke realizuar me kokë në minutën e 64-të, teksa egjiptiani Salah dyfishoi rezultatin (68’).

Golin e fundit të sfidës dhe të dytin personal, Jota e realizoi në minutën e 82-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Liverpool ngjitet në vendin e pestë në tabelë me 49 pikë, teksa Arsenal mbetet në pozitën e nëntë me 42 sosh. /Insajderi.com