Liverpool-it i ka humbur interesimi

Liverpool-it i ka humbur interesimi

Liverpool nuk ka më interes për David Alaban, pasi lojtari i Bayern Munich nuk plotëson kërkesat e Jurgen Klopp-it.

Kështu raporton The Independent, përkundër se ekipi anglez është në krizë për një mbrojtës, njofton Insajderi.

Deri vonë u raportua shumë se Liverpool nuk po hiqte dorë nga austriaku 28 vjeçar, që vlerësohet si një nga mbrojtësit më të mirë të krahut.

Por, tashmë Klopp s’e sheh të përshtatshëm Alaban dhe lojtarit i mbetet i hapur vetëm opsioni i Real Madrid, të cilët po ashtu prej kohësh e kërkojnë./Insajderi.com