
Kampioni i Premier Ligës, Liverpool, ka përfunduar punë sa i përket transferimeve në këtë afat kalimtarë dhe tani ata janë fokusuar në largimet e lojtarëve, të cilët konsiderohen si tepricë dhe nuk llogariten më si lojtar të formacionit nga Klopp.
Sulmuesi Rhian Brewster mund të huazohet ose shitet me një klauzolë që do të garantonte kthimin e tij në Anfield, nëse klubi i Liverpool do ta shihte si të arsyeshme.
Po ashtu, në listën e largimeve bëjnë pjesë edhe mesfushori Marko Grujic, i cili ka qenë për dy vite i huazuar te Hertha Berlini dhe Harry Wilson, pritet të shitet përfundimisht.
Anësori shqiptar që e përfaqëson Zvicrën, Xherdan Shaqiri, është një tjetër emër në listën e largimeve të Liverpoolit. Redsat i kanë vënë një çmim në vlerë prej 27 milionë eurosh dhe duket se këtu qëndron i gjithë problemi, pasi ka shumë klube të interesuara për shërbimet e tij, por askush nuk ka shprehur dëshirë ta paguajë këtë çmim për të.
Loris Karius që është kthyer nga huazimi dyvjeçar te Besiktasi, konsiderohet tepricë dhe do të largohet, po ashtu edhe Ben Woodburn që kërkohet nga Sparta Rotterdam./Insajderi.com.