Liverpool për herë të parë në histori të klubit e fiton trofeun e Premier League, prej se kampionati ka këtë emër.
30 vjet pritje për titullin në kampionatin anglez merr fund sonte më 25 qershor 2020.
Ky është titulli i 19-të i fituar në kampionat për klubin me histori 128 vjeçare.
Këtë e mundësoi Chelsea, pasi shënoi fitore ndaj Manchester City me rezultat 2:1.
Golat u shënuan nga Pulisic 36’, De Bruyne 55’ dhe Willian 78’ (P).
Tani ‘reds’ kanë 86 pikë, 23 më shumë se City kur në lojë janë vetëm edhe 21 pikë.
Shtatë ndeshje para fundit të sezonit 2019/20, ekipi që drejtohet nga Jurgen Klopp automatikisht fiton trofeun e Premier League.
31 ndeshje, 28 fitore, dy barazime e vetëm një humbje është deri tash statistika e klubit.
70 gola i kanë shënuar futbollistët e Liverpool në portat kundërshtare, kurse në golin e tyre vijën e fundit e kanë kaluar vetëm 21 topa.
Aktualisht golashënuesi më i mirë i ekipit këtë sezon në Permier League është Mohamed Salah me 17 gola.
Jurgen Klopp e mbanë premtimin, arrin ti shpall kampion edhe në Premier League.
Me trajnerin gjerman, skuadra ka fituar: Premier League, Champions League, UEFA Super Cup dhe FIFA Club World Cup.
Insajderi.com