
Ka përfunduar takimi mes Liverpool dhe Leipzig teksa vendasit kanë fituar me rezultatin 2:0 duke u kualifikuar për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.
Një triumf i pritshëm ky, pasi Liverpool vinte me avantazhin e dy golave që në ndeshjen e pare duke arritur ta kalojnë raundin tjetër lehtësisht.
Një Liverpool tërësisht tjetër ky nga ai në kampionat, që po kalon një krizë të thellë rezultatesh.
Golat në përballjen e sotme u shënuan nga Salah dhe Mane në harkun kohor të tre minutave përkatësisht në të 70-të minutë dhe në të 74-tën. Një fitore kjo që pritet të risë ndeshëm moralin në skuadrën e Klopp-it, që do të kërkojë të bëjë mrekullinë në Champions League. /Insajderi.com