Liverpool mendon transferimin e Haaland

Liverpool mendon transferimin e Haaland

Drejtori Sportiv i Salzburgut, Kristop Frund ka lëshuar “bombën” e merkatos për të ardhmen e Erling Haland pas intervistës së dhënë në mikrofonat e “SKY Sports”, njofton Insajderi.

“Haland do të transferohet tek Liverpool. Ai mund të ambientohet me çdo klub, pasi ka mentalitetin dhe dëshirën për të lënë shenjë edhe për 10 vitet e ardhshme”, tha fillimisht Frund.

“Haland nuk do të qëndrojë edhe për shumë gjatë tek Borussia e Dortmundit, njësoj siç nuk qëndroi edhe tek ne”, ishin fjalët e Drejtorit Sportiv të Salzburgut që bën të mendojë se bomberi 20 vjeçar norvegjez do të largohet nga Dortmundi për të marrë avionin me drejtim Liverpool. /Insajderi.com