Liverpooli ka arritur të marrë një fitore të mundimshme në kampionat, teksa mundi skuadrën e Aston Villës me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për javën e 31-të në Premier League, njofton Insajderi.
Të ‘kuqtë’ arritën të fitonin me përmbysje, pasi pjesa e parë u mbyll në epërsi të miqve me golin e realizuar nga Watkins në minutën e 43-të të takimit. Golin e barazimit e gjeti Firmino dy minuta më vonë, por gjyqtari kryesor pasi u konsultua me VAR-in prishi festën e të ‘kuqve’, pasi Frimino ishte gjendur në pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë ishte sulmuesi egjiptian, Salah, i cili barazoi shifrat në minutën e 57-të të takimit. Goli i fitores erdhi në minutën e fundit të takimit, nga mbrojtësi i krahut, Alexander Arnold, i cili realizoi një super gol.
Me këtë fitore Liverpooli ngjitet në vendin e katërt, vend ky që i jep mundësinë të kualifikohen për në Champions League sezonin tjetër. /Insajderi.com