
Liverpool ka çuar dëm një shans të artë për të marrë tre pikë, teksa nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Newcastle në “Anfield”, njofton Insajderi.
Të ‘kuqtë’ kaluan në avantazh që në minutën e tretë më anë të Salah. Goli i shpejtë krijoi një iluzion për ndeshjen teksa u mendua se Liverpooli do të arrinte një fitore të thellë, por nuk dolën me më shumë se një pikë nga kjo ndeshje. Minutat e fundit të ndeshjes ishin mjaft me ritëm, teksa Newcastle barazoi në minutën e 92-të me Wilson, por goli u anulua nga VAR për një prekje të dyshimtë me dorë.
Tre minuta më vonë ishte përsëri momenti i Newcastle, me Willock i cili arriti të shënojë një gol të rëndësishëm duke i hequr Liverpoolit mundësinë për të mbajtur ritmin e Chelseat të vendit të katërt për një vend në zonën Champions. Me këtë barazim, skuadra e Kloppit ngelet në vendin e gjashtë me në kuotën e 54 pikëve, një më pak se Chelsea i vendit të katërt e cila ka një ndeshje mangët. /Insajderi.com