Liverpool në fund lëshon fitoren nga dora, barazon me Newcastle

Liverpool në fund lëshon fitoren nga dora, barazon me Newcastle

Liverpool ka çuar dëm një shans të artë për të marrë tre pikë, teksa nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Newcastle në “Anfield”, njofton Insajderi.

Të ‘kuqtë’ kaluan në avantazh që në minutën e tretë më anë të Salah. Goli i shpejtë krijoi një iluzion për ndeshjen teksa u mendua se Liverpooli do të arrinte një fitore të thellë, por nuk dolën me më shumë se një pikë nga kjo ndeshje. Minutat e fundit të ndeshjes ishin mjaft me ritëm, teksa Newcastle barazoi në minutën e 92-të me Wilson, por goli u anulua nga VAR për një prekje të dyshimtë me dorë.

Tre minuta më vonë ishte përsëri momenti i Newcastle, me Willock i cili arriti të shënojë një gol të rëndësishëm duke i hequr Liverpoolit mundësinë për të mbajtur ritmin e Chelseat të vendit të katërt për një vend në zonën Champions. Me këtë barazim, skuadra e Kloppit ngelet në vendin e gjashtë me në kuotën e 54 pikëve, një më pak se Chelsea i vendit të katërt e cila ka një ndeshje mangët. /Insajderi.com