Liverpool nuk ka zgjidhje tjetër përveç Koulibaly

Liverpool nuk ka zgjidhje tjetër përveç Koulibaly

Ekipi nga Premier Liga, Liverpool, është duke e konsideruar seriozisht transferimin e qendër mbrojtësit të Napolit, Koulibaly, gjatë afatit kalimtarë të muajit janar.

Mediat në Itali dhe Angli, raportojnë se Liverpool është duke bërë gati fondet për afrimin e lojtarin gjatë muajit janar, atëherë kur hapet afati kalimtar i transferimeve, transmeton Insajderi.

Liverpool, konsideron se transferimi i Koulibaly, mund të shpëtojë sezonin e tyre, pas rrezikut të dështimeve në garat ku merr pjesë nga lëndimi i rëndë i qendër mbrojtësit kryesor të tyre, Virgil van Dijk.

Napoli, ka kërkuar blerës për lojtarin e tyre gjatë verës, por çmimi i vendosur prej 75 milionë eurove, nuk është paguar nga asnjë klub i interesuar./Insajderi.com.