Kampioni aktual anglez, Liverpool, nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj nikoqirëve të Newcastle United, njofton Insajderi.
Ndeshja në përgjithësi ishte e dominuar nga mysafirët, të cilët në pjesën e parë kishin tri raste shënimi me Salah dhe Firmino, por pa arritur të shënonin gol.
Në pjesën e dytë përsëri rastet e krijuara i takonin ekipit të Klopp, por ishin të pafuqishëm të realizonin.
Deri në fund ekipi i trajnerit Steve Bruce arriti mirë të markonte zonën e vet, duke mos lejuar të mposhtet për asnjë moment portieri Darlow.
Me këtë pikë të fituar, Newcastle ruan pozitën e 14-të në ligë me 19 pikë, ndërsa Liverpool mbetet lider me 33 pikë. /Insajderi.com