
Liverpool ka regjistruar humbjen e gjashtë radhazi në shtëpi, teksa është zhytur në një krizë të thellë rezultatesh, njofton Insajderi.
Skuadra e Jurgen Klopp, u mposht me rezultatin 0-1 nga Fulhami në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Premier Ligës angleze.
Ishte mesfushori Lemina, i cili në minutën e 45-të, vendosi takimin me golin e tij.
Kjo ishte humbja e nëntë në total për kampionët në fuqi të Premier Ligës, të cilët janë pozicionuar në vendin e shatatë me 43 pikë në 28 ndeshje.
Sfidën e radhës Liverpool do e luajë në transfertë ndaj Wolves. Më këto rezultate zhgënjyese radhazi, zona Champions League është shndërruar në një mision të pamundur për skuadrën e Klopp-it. /Insajderi.com