
Liverpool u rikthye te fitorja në kampionat duke mposhtur Wolvesin me rezultatin 0-1 sy mysafir, njofton Insajderi.
Ishte Jota, njeriu që i dhuroi tre pikët skuadrës së Jurgen Klopp. Në fundin e pjesës së parë, pas një aksioni model, futbollisti 24 vjeçar, konkretizoi në mënyrë perfekte, duke ndëshkuar ish-skuadrën e tij.
Në pjesën e dytë, Liverpool menaxhoi këtë avantazh, duke i dhënë fund rezultateve negative. Me këtë fitore, kampionët në fuqi të Premier Ligës, u ngjitën në kuotën e 46 pikëve, duke mbajtur përkohësisht vendin e gjashtë.
Vlen të theksohet se në minutat e fundit, pati një moment paniku, ku portieri Rui Patricio humbi ndjenjat pas përplasjes me shokun e skuadrës Kodi. Portugezi u detyrua të linte fushën me barelë. /Insajderi.com