Liverpool rrezikon të humb ndeshjen e parë në Champions League kundër Leipzig me rezultat zyrtar shkaku i Coronavirusit

Liverpool rrezikon të humb ndeshjen e parë në Champions League kundër Leipzig me rezultat zyrtar shkaku i Coronavirusit

Situata në Angli nuk është aspak e lehtë, teksa vendi ka shkuar në izolim total, si pasojë e përhapjes së COVID-19. Kjo ka ndikuar totalisht edhe në futboll, pasi skuadrat e Premier League e kanë të pamundur për tu futur në shtetet e tjera evropiane, pasi fluturimet janë ndaluar me Anglinë, njofton Insajderi.

Teksa po vjen periudha e Champions League, Liverpool rrezikon ta humbë ndeshjen e parë në tavolinë 3-0 ndaj, ndaj Leipzig, pasi autoritetet gjermane nuk e kanë lejuar ekipin të hyjë në shtetin e tyre.

Drejtuesit e Liverpool kanë bërë një kërkesë të veçantë për tu futur në Gjermani për zhvillimin e ndeshjes së parë me Leipzig.

Por kjo kërkesë e kampionëve në fuqi të Anglisë është refuzuar nga shteti gjerman që e ka futur Britaninë e Madhe në zonën e kuqe për shkak të numrit të madh të rasteve me variantin e ri të Coronavirusit. /Insajderi.com