Liverpool ‘shijon’ humbjen e parë në “Anfield”, Burnley mposht kampionët e Anglisë

Liverpool ‘shijon’ humbjen e parë në “Anfield”, Burnley mposht kampionët e Anglisë

Liverpool ka marrë një goditje të rëndë ditën e sotme, teksa është mposhtur me rezultatin 1-0 nga Burnley në shtëpi, njofton Insajderi.

Ndonëse dominoi gjithë ndeshjen, skuadra e Klopp dështoi të shënonte të paktën një gol, të cilin në minutën e 83-të, e gjeti Burnley, me Barnes që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë humbje, Liverpool përveç se i largohet kreut të renditjes me gjashtë pikë, tashmë rrezikon edhe zonën Champions, pasi në rast fitoreje të Tottenham-it ose Everton-it, do e zbrisnin edhe nga vendi i katërt ku ndodhen aktualisht.

Befasia edhe më e madhe, është se Burnley është bërë skuadra e parë pas dy viteve që mposht Liverpool-in në “Anfield”, që nuk njihnin humbje që nga 23 prilli 2017 si vendas. /Insajderi.com