Liverpool vs Leipzig – formacionet zyrtare të ndeshjes së kthimit

Liverpool vs Leipzig – formacionet zyrtare të ndeshjes së kthimit

Duke filluar nga ora 21:00, luhet ndeshja Liverpool-Leipzig, e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligë së Kampionëve, njofton Insajderi.

Liverpool vjen me një siguri pas fitores 2-0 në fushën e gjermanëve dy javë më parë, teksa Leipzig do të kërkojë të bëjë të pamundurën, duke parë dhe krizën aktualë tek skuadra angleze.

Skuadra e Klopp vjen pas pesë humbjeve radhazi në shtëpinë e tyre dhe një pozite aspak të mirë në kampionat, një vend i tetë i cili e lë skuadrën e Klopp jashtë çdo kualifikimi për Kupat e Europës sezonin tjetër.

Me ndeshjen e parë në avantazhin ë tyre dhe një moral të ulët, Liverpool do përpiqet të tregojë sonte vlerat e saj për të bërë një ndeshje të madhe.

Ndërkohë krejt e kundërta ndodh në krahun tjetër. Ekipi i Leipzig vjen pas tetë fitoreve radhazi, gjashtë prej të cilave në kampionat, duke u vendosur kështu në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit, vetëm dy pikë larg Bayern-it kryesues.

Një sfidë e bukur kjo e sotmja ku nuk do të mungojnë emocionet dhe surprizat. Të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

Liverpool: Alisson; Arnold, Phillips, Kabak, Robertson; Fabinho, Wijnaldum, Alcantara; Salah, Jota, Mane.

Leipzig: Gulacsi; Klostermann, Upamecano, Mukiele; Nkunku, Kampl, Sabitzer, Adams; Olmo, Forzberg; Poulsen. /Insajderi.com