Liverpool vs Leipzig në Champions League gjithashtu mund të luhet në një teren neutral

Liverpool vs Leipzig në Champions League gjithashtu mund të luhet në një teren neutral

Liverpool mund ta luajë ndeshjen e kthimit me Leipzig në Champions League më 10 mars larg “Anfield”, pasi skuadra gjermane do të jetë e detyruar të karantinohet në Gjermani pasi të jetë rikthyer nga Anglia, njofton Insajderi.

Pak ditë më parë u vendos që ndeshja si mysafire në Leipzig, më datë 16 shkurt, të transferohet në “Puskas Arena” të Budapestit, sepse Gjermania ka pezulluar fluturimet nga Anglia.

Por ndeshja e kthimit më 10 mars ishte planifikuar për t’u luajtur në “Anfield”. Megjithatë, sipas “The Times”, ajo i hap probleme skuadrës gjermane me karantinimin, kështu që po diskutohet që edhe ndeshja tjetër të spostohet në një stadium neutral, duke mos luajtur asnjë nga sfidat në Gjermani dhe Angli.

Borussia Moenchengladbach – Manchester City, ndeshje gjithashtu e vlefshme për 1/8-at e Ligës së Kampioneve, është zhvendosur gjithashtu në Budapest. /Insajderi.com