Liverpool vs Real Madrid – formacionet e ndeshjes çerekfinale të kthimit

Liverpool vs Real Madrid – formacionet e ndeshjes çerekfinale të kthimit

Do të startojë në orën 21:00, supersfida e mbrëmjes së sotme, mes Liverpool dhe Real Madrid e vlefshme për ndeshjen kthyese në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Madrilenët e Zinedine Zidane, triumfuan me rezultatin 3-1 në shtëpi, teksa do të tentojnë të menaxhojnë këtë epërsi.

Ndërkohë në krahun tjetër, anglezët e Klopp-it, shpresojnë te një përmbysje e madhe, edhe pse duket e vështirë në letër, duke pasur parasysh formën e mirë që po kalon Reali.

Pasi kishte fituar tri përballjet e mëparshme me Realin e Madridit në kompeticionet europiane, Liverpooli ka humbur secilën prej katër përballjeve të fundit me klubet spanjolle.

Kjo do të jetë herë e tretë që Reali i Madridit do të bëjë vizitë në “Anfield Road”, për t’u ndeshur me Liverpoolin në një kompeticion europian. Spanjollët kanë humbur 4-0 në mars 2009 dhe kanë fituar 3-0 në tetor 2014, që të dyja duele për Ligën e Kampionëve.

FORMACIONET ZYRTARE:

Liverpuli: Alisson, Robertson, Phillips, Kabak, Alexander-Arnold, Millner, Fabinho, Wijnaldum, Mane, Salah, Jota. Trajner: J. Klopp.

Real Madrid: Courtois, Militao, Nacho, Valverde, Mendy, Casemiro, Kroos, Modriç, Asensio, Vinicius, Benzema. Trajner: Z. Zidane. /Insajderi.com