
Liverpooli është shumë afër kualifikimit në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve pasi ka mposhtur Hoffenheimin në Gjermani me rezultat 2 me 1 në fazën e kualifikimeve për këtë garë europiane.
Andrej Kramariq dështoi nga penaltia në minutën e 12 ndërsa Liverpooli kaloi në epërsi në këtë takim me golin e realizuar nga Alexander-Arnold nga gjuajtja e lirë.
Nordeveit me një autogol shtoi epërsinë e Liverpoolit kurse Uth tentoi të rikthejë në lojë ekipin vendas kur realizoi gol në minutën e 85-të.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Anfield Road.