![“Liverpooli nuk mund ta fitojë Premier Ligën duke luajtur si Mourinho](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/10/11_1508134822-5706787.jpg)
Klopp ka thumbuar sërish Mourinhon, pas barazimit 0:0 në “Anfield”.
“Të Kuqtë” barazuan 0:0 në “Anfield” me Manchester Unitedin e Jose Mourinhos që sipas Jurgen Klopp “ata kishin ardhur për një pikë”.
Pas ndeshjes, është trajneri i Liverpoolit ai që nuk ka qëndruar i heshtur, duke kritikuar lojën e “Djajve të Kuq”.
“Ata duan ta fitojnë Ligën dhe unë jam i sigurt se ne nuk do të mund të luanim në këtë mënyrë në Liverpool pas 125 viteve pa titull. Nuk mund të qëndrojmë prapa dhe vetëm të presim – kjo nuk është e mundshme”, deklaroi Klopp. /Express/