Liverpooli ka shënuar fitore të thellë 0-4 në udhëtim te Bournemouth.
Skuadra e Kloppit në ndeshjen e xhiros së 18-të me meritë ka shënuar fitore në shtëpinë e Bournemouthit, me rezultat 0-4.
Ishte Coutinho që hapi serinë e golave në këtë ndeshje, për të vazhduar me Lovren dhe Salah.
Golin e katërt për Liverpoolin e shënoi Firmino në pjesën e dytë.
Pas kësaj fitore Liverpooli renditet në vendin e katërt në Premierligë me 34 pikë, ndërsa xhiron e ardhshme udhëton për t’u takuar me Arsenalin.