
Liverpooli ka përmbysur rezultati ndaj Milanit në “dramën” që është duke u zhvilluar në “Anfield Road”.
Ekipi anglez, kanë shënuar fillimisht me anë të Mohamed Salah e pastaj me anë të Jordan Henderson dhe kështu kanë kaluar në avantazh 3-2, transmeton Insajderi.com.
Ekipi anglez është duke sulmuar pa pushim që kur pjesa e dytë ka nisur, ndërsa italianët janë mbyllur në mbrojtje.
Klopp ka futur në lojë Thiago Alcantaran dhe Sadio Manen dhe tashmë janë duke e kontrolluar komplet lojën në repartin ofansiv.
Në anën tjetër te Milani është inkuadruar Olivier Giroud i cili deri më tani ka qenë i pavërejtur në fushën e gjelbër./Insajderi.com