Liverpooli tregon fuqi prej lideri, mund Tottenhamin

Liverpooli tregon fuqi prej lideri, mund Tottenhamin

Liverpooli ka ngritur diferencën sërish në +6 me Manchester Cityn. Të besuarit e Jurgen Klopp kanë marrë pikët e plota në shtëpi, duke e mundur 2:1 Tottenhamin e Mauricio Pochetinos.

Për t’i rrëmbyer tri pikë, Liverpooli u desh të djersitej shumë përgjatë 90 minutave, për shkak se portieri, Paulo Gazzaniga ishte në natën e tij, duke bërë disa pritje të mrekullueshme.

Tottenham e nisi furishëm duke shënuar për 0:1 në sekondën e 57-të, për t’i vështirësuar punën vendasve.

Lexoni më shumë