Llapi ka shënuar fitore pas shtatë golave kundër Arbërisë, ndërsa Ballkani ka mposhtur Trepçën ’89 në Mitrovicë, njofton Insajderi.
Llapi ka fituar trilerin e shtatë golave, duke mposhtur Arbërinë me shifrat 4:3. Golat për nikoqirët i shënuan Bahtiri (dy autogola), Hyseni dha Januzi, ndërsa golat për mysafirët i shënuan Marclei dy herë dhe Zabërgja, shënoi golin e fundit.
Ballkani ka shënuar fitore me shifrat 2:0 kundër Trepçës ‘89, teksa golat për mysafirët u shënuan nga Daku (36’) dhe Hoxha (69’).
Pas xhiros së 26-të, Ballkani merr kryesimin në ligë me 55 pikë, po aq sa ka Drita, Trepça ’89 zbret në vendin e gjashtë me 32 pikë.
Llapi me këto tre pikë, ngjitet në vendin e pestë me 33 pikë, teksa Arbëria mbetet në vendin e tetë me 27 sosh. /Insajderi.com