Llapi fiton derbin e skuadrave nga mesi i tabelës, mposht Trepçën ‘89

Llapi fiton derbin e skuadrave nga mesi i tabelës, mposht Trepçën ‘89

Llapi ka fituar me përmbysje sfidën e zhvilluar në “Zahir Pajaziti” kundër Trepçës ’89 me shifrat 2:1, në ndeshjen e javës së 30-të në Superligë, njofton Insajderi.

Pas vetëm tetë minutash lojë, miqtë kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Muharrem Jashari. Me shifrat minimale për mysafirët u mbyllën 45’ minutat e parë të sfidës.

Në pjesën e dytë vendasit do të përmbysnin rezultatin me golat e Peposhti që do të shënonte në minutën e 49-të, ndërsa golin e tre pikëve e shënoi Veliu kur kishte kaluar një orë lojë në Podujevë.

Llapi me këto tre pikë, shkon në 39 pikë, duke u ngjitur në vendin e pestë në tabelë, ndërsa ekipi nga Mitrovica mbetet në kuotën e 35 pikë, duke mbetur në pozitën e shtatë. /Insajderi.com