Llapi fiton ndeshjen përball Arbërisë

Llapi fiton ndeshjen përball Arbërisë

Në kuadër të gjiros së tetë, Llapi ka siguruar fitoren e parë kampionale kundër ekipit të promovuar sivjet në Superligë, Arbërisë, me rezultat 2:0, njofton Insajderi.

Herët shënoi golin e parë Llapi, pasi në minutën e 12’ të takimit, Valmir Veliu arriti të nxirrte një penallti, që në gol e konvertoi sulmuesi i rrezikshëm kosovar, Mentor Zhdrella. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Me fillim, në pjesën e  dytë, llapjanët e filluan furishëm duke kërkuar golin e dytë dhe të sigurisë, të ciline  e shënoi Ahmed Januzi, për rezultatin përfundimtar prej 2:0.

Me këtë fitore, skuadra nga Podujeva shkon në kuotën e pesë pikëve, ndërsa Arbëria mbetet në kuotën e 11 pikëve në pozitën e katërt. /Insajderi.com