Llapi ia zgjatë kontratën mbrojtësit anësor

Llapi ia zgjatë kontratën mbrojtësit anësor

Llapi vazhdon punën në afatin kalimtar, ku deri më tani ka pasur ardhje dhe largime.

Sot me klubin kontratën e ka vazhduar mbrojtësi anësor, Benjamin Emini.

Më poshtë postimi i plotë i Llapit, që vjen bashkë me statistikat e Eminit për sezonin 2019/20.

“Bashkëpunimin edhe për një vit me Llapin e ka vazhduar edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Benjamin Emini.

Futbollisti që i ka qëndruar besnik Llapit më shumë se 10 vite do të vijojë të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës edhe në edicionin e ri.

Benjamin Emini në edicionin që lamë pas ka zhvilluar 28 paraqitje (27 kampionat/1 kupë) duke kontribuar me 1 gol e 1 asistim në gjithsejtë 2407 minuta të luajtura.

Paç suksese në edicionin e ri Beni”. /