Llapi ka mposhtur Besën e Pejës në stadiumin “Zahir Pajaziti”, kështu duke fituar tre pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë, pasi ndeshja luhej mes ekipeve të fundit në Superligë, njofton Insajderi..
Pjesa e parë u dominua plotësisht nga ekipi i Batatinës, pasi të dy golat e ndeshjes, nikoqirët i shënuan në pjesën e parë.
Golin e parë, vendasit e shënuan pas vetëm katër minutash lojë. Autori i golit ishte Valmir Veliu, ndërsa në minutën e 10-të Llapi realizoi edhe golin e dytë me anë të Hotit.
Me shifrat 2:0 për Llapin u mbyll pjesa e parë.
Edhe ne pjesën e dytë vazhdoi dominimi nga vendasit, të cilët shënuan edhe një gol tjetër, nga një goditje e fuqishme, topi godet shtyllën, pastaj kalon vijën e portës, por gjyqtari nuk e pranoi si gol.
Kështu ndeshja u mbyll 2:0 për vendasit.
Me këto tre pikë, Llapi shkon në kuotën e 14 pikëve dhe ndodhet e nënta në ligë, ndërsa Besa mbetet në kuotën e 10 pikëve, në fund të tabelës. /Insajderi.com