Llapi mposht Feronikelin

Llapi mposht Feronikelin

Ndeshje interesante në kudër të javës së 18-të në Superligë, u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku skuadra e Llapit mposhti 3:2 Feronikelin, njofton Insajderi.

Në minutën e 22-të në ndeshje, Llapi shënoi golin e parë, autori i të cilit ishte Idrizi. Ndërsa për 2:0 u kujdes Gardasevic i cili shënoi në minutën e 34-të, pas një asistimi nga Ramadani. Në anën tjetër, miqtë u kujdesën që në pjesën e parë të ngushtonin epërsinë me anë të Simonovskit, i cili realizoi në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Llapi shënoi përsëri. Në minutën e 60-të, nikoqirët fituan penallti, ndërsa nga pika e bardhë i saktë ishte Ramadani, duke shënuar për 3:1.

Deri në fund, ajo që arriti të bënte ekipi nga Drenasi, ishte ngushtimi i epërsisë, autori i golit ishte Simonovski, që vjen me golin e dytë personal në takim.

Më këtë fitore, Llapi largohet nga zona e rrezikshme, deri sa është ngritur në vendin e gjashtë përkohësisht me 20 pikë, ndërsa Feronikeli mbetet në kuotën e 23 pikëve dhe ndodhet në vendin e pestë në tabelë. /Insajderi.com