Skuadra e Llapit e ka treguar kualitetin që ka, pasi ka ndalur me barazim ekipin mysafir, Prishtinën.
Ishin pikërisht kryeqytetasit që të parët shënuan pas një kombinimi fantastik.
Korenica shërbeu mirë Januzin 25’, ku ky i fundit me mjeshtri e qoi topin në rrjetën e Llapit.
Por edhe me më mjeshtëri u shënua goli i barazimit nga ekipi vendës.
Mentor Zhdrella 52’, realizoi nga gjuajtja e lirë, gol fantastik që nuk shihet shpesh në Superligë.
Visar Bekaj i Prishtinës nuk e pati asnjë mundësi ta ndal predhën e Zhdrellës.
Dy pikët humbura nga Prishtina, i konvenon fort ekipit Drita që është lider në tabelë dhe ka 55 pikë, katër më shumë se Prishtina në vendin e dytë.
Llapi mbanë pozitën e gjashtë me 38 pikë.
Insajderi.com