Kanë përfunduar tri sfidat e fazës së 1/8 të Kupës së Kosovës në futboll, njofton Insajderi.
Debutim i hidhur për Bledi Shkëmbin, i cili me Ballkanin e tij është eliminuar me penallti nga Llapi në Podujevë. 90 minutat e takimit përfunduan në barazimin 0:0, ndërsa pas penalltive, ajo qe avancoi tutje në fazën tjetër të Kupës, ishte ekipi i Batatinës, ku u treguan të saktë katër herë, kundrejt tre herëve të ekipit nga Suhareka.
Prishtina triumfon në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Dritës, pas vazhdimeve me rezultatin 1:0, falë golit të Boshnjakut në minutën e 106-të.
Drenica e Bledar Devollit fiton me shifrat 4:0 ndaj Ulpianës së Ligës së Parë, ku sulmuesi nga Shqipëria, Donald Rapo, ka realizuar golin e parë të takimit. /Insajderi.com