Besimtarët myslimanë në “xhaminë e Dëshmorëve” të Podujevës, bajramin e kanë falur në prezencën e trofeut të Kupës së Kosovës.
Llapi më 12 maj mposhti Dukagjinin pas penalltive për ta fituar Kupën e Kosovës, që njëkohësisht dërgon në kualifikime për Europa League.
“Pata kënaqësinë që në faljen e namazit të Fitër Bajramit në xhaminë Dëshmorët e kombit ta bëjmë me prezencën e trofeut të Kupës së Kosovës”, ka shkruar në Facebook trajneri i Llapit, Tahir Batatina
Ai uroi Bajramin për të gjitë qytetarrët llapnë, legjendave dhe besimtarëve kudo në botë. /Insajderi.com
Urime festa e Fitër Bajramit të gjithë qytetarëve llapjanë, Legjendave dhe besimtarëve musliman kudo në botë.
Paqja dhe…Posted by Tahir Batatina on Thursday, 13 May 2021