Lluka: Ndikimi i energjisë së gjelbër në tarifat e rrymës mbetet shqetësimi kryesor në tranzicionin e energjisë

Lluka: Ndikimi i energjisë së gjelbër në tarifat e rrymës mbetet shqetësimi kryesor në tranzicionin e energjisë

Duke komentuar tryezën me temë ‘Kapacitetet e energjisë së ripërtrishme dhe kost-efektiviteti i tyre’, të organizuar nga Balkan Green Foundation, INDEP dhe Instituti GAP, në faqen e tij personale në rrjete sociale Ministri Lluka edhe njëherë theksoj se e ardhmja energjetike e vendit është diversifikimi i burimeve të gjenerimit dhe se tranzicioni gradual në burime të energjisë ripërtrishme janë prioritete të Republikës së Kosovës, sa i përket energjisë elektrike dhe furnizimit me rrymë.

Sidoqoftë, ndikimi i projekteve të kushtueshme të energjisë së ripërtrishme në tarifat e rrymës mbetet shqetësimi kryesor për Ministrin.

‘Në krejt ketë proces transformues te sektorit, besoj se shqetësimi i të gjithë neve mbetet në rend të parë reflektimi në tarifat finale te konsumatorit, e cila prek drejtpërdrejt mirëqenien e qytetareve tonë’, ka postuar Ministri Lluka në profilin e tij në rrjete sociale.

Për të mundësuar tranzicionin e energjisë, Kosovës i duhet të ndërtojë termocentralin e ri ‘Kosova e Re’. Në këtë mënyrë, Kosova do të sigurojë bazën e nevojshme dhe të sigurtë të energjisë elektrike për furnizim të rregullt dhe zhvillim ekonomik, si dhe tranzicionin gradual në energji të ripërtrishme.

Sa i përket projekteve të energjisë së gjelbër, Kosova ka disejnuar skemën e mbështetjes me anë të së cilës garanton cmimin për prodhues për 12 vite. Sipas skemës së mbështetjes, 85 euro është cmimi i garantuar i blerjes për një megavat të rrymës së prodhuar nga era dhe 125 është cmimi i megavatit të energjisë solare.

Kjo praktikë duket se do të ndryshojë, në pajtim me trendet rajonale që sollën rezultate pozitive në thithjen e investimeve për prodhimin e energjisë nga burime të ripërtrishme.

‘Në shumë vende evropiane dhe të rajonit, tarifa nxitëse (Feed-in Tariff), si masë dominuese deri në vitin 2016, tanimë është përjashtuar nga skemat mbështetëse, duke u zëvendësuar me modele të reja te skemave konkurruese (auctions)’, thuhet në postimin e Ministrit Lluka.

Ndryshe, përmes zëvendësimit të skemës së përkrahjes për projekte të gjelbëra, Kosovës i duhet të rritë transparencën dhe konkurrueshmërinë, të arrijë reduktimin e kostos dhe përmirësimin teknologjik, të rrisë normën e realizimit dhe të ofrojë pjesëmarrje jo-diskriminuese të akterëve të vegjël, të kufizojë ndikimin mjedisor, të sigurojë pranueshmërinë locale dhe të sigurojë sigurinë e furnizimit dhe integrimin në rrjet.

‘Komfor këtyre fakteve te përmendura, mendoj se ne si ministri se bashku me zyrën e rregullatorit dhe akterët tjerë relevant, duhet të harmonizojmë hapat që kjo të jetësohet sa më parë. Sidomos tani kur ndodhemi ne fazën e hartimit te planit te ri për energji dhe klimë (2021-2030) i cili pritet te ketë një target me ambicioz se aktuali sa i përket burimeve te ripërtritshme’, thotë Lluka në postimin e tij në Facebook.

Në bazë të të dhënave nga Eurostat, Kosova ka arritur në nivelin e pjesëmarrjes së energjisë së gjelbër me 24.6% në konsumin e përgjithshëm të energjisë. ‘Këto të dhëna janë të validuara edhe nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë’, thotë Lluka.