Locatelli, nga i panjohur në dëshirën e klubeve më të mëdha

Locatelli, nga i panjohur në dëshirën e klubeve më të mëdha

Vetëm para pak kohe ka qenë relativisht i panjohur, por tashmë mesfushori i Sassuolo-s, Manuel Locatelli, është kthyer në sensacion dhe në një nga tragetet kryesore të klubeve të mëdha, shkruan Insajderi.

Siç njofton media angleze Daily Mail, edhe Manchester City e do italianin.

Para City-it interesimin për mesfushorin e ka bërë të ditur edhe Juventusi.

Gjithashtu, ai kërkohet edhe nga ish-klubi i tij AC Milan.

Sipas mediave italiane klubi që dëshiron ta ketë në radhët e veta Locatellin duhet të paguajë së paku 35 milionë euro./Insajderi.com