
Disa njerëz janë mercenarë të lindur, ata nuk e dinë çdo të thotë të jesh besnik. Nëse gjejnë burime më lukrative parash, ata do të bëjnë çmos për të shkuar aty. Stephen Ireland ka qenë një lojtar polemik përgjatë gjithë karrierës së tij.
8 – Stephen Ireland
Disa njerëz janë mercenarë të lindur, ata nuk e dinë çdo të thotë të jesh besnik. Nëse gjejnë burime më lukrative parash, ata do të bëjnë çmos për të shkuar aty. Stephen Ireland ka qenë një lojtar polemik përgjatë gjithë karrierës së tij. Lojtari i përfaqësueses irlandeze mund të jetë një mesfushor i mirë, por ai me sa duket nuk e ka shumë qejf futbollin. Në fakt, ai është kapur duke thënë njëherë se futbolli është një m*t. Por ama ka një rrogë të mirë…
7 – Christian Vieri
Ish-sulmuesi i përfaqësueses italiane ka kaluar fëmijërinë e tij në Australi, dhe nuk është çudi që ai pëlqen shumë sportin ‘cricket’. Vieri ka zbuluar se ai ishte i dashuruar pas ‘cricket’ kur ishte fëmijë. Ai madje ka pranuar se nuk ka qenë një futbollist i mirë, por a ka të drejtë ai? Vieri u kthye në një prej sulmuesve më të mirë të gjeneratës së tij. Mbase ai nuk e ka pasur shumë qejf futbollin, por punën e tij ai e ka bërë më së miri duke shfrytëzuar në maksimum aftësitë e tij. Mbase mund të ishte bërë një lojtar i madh në ‘cricket’, nëse do kishte zgjedhur dashurinë e parë.
6 – Curtis Woodhouse
Futbolli kryesisht ka të bëjë me inteligjencën, por prapëseprapë mbetet një lojë. Le ta pranojmë, askush nuk ka qejf të humbasë. Por ndonjëherë për të luajtur futboll duhet të kesh një sistem nervor të hekurt. Curtis Woodhouse është një ish-futbollist i kthyer në boksier. 35 vjeçari ndihej bosh përbrenda kur launte futboll, dhe kjo e bërë më agresiv. Epo, nëse ke mundësi të shfrytëzosh agresivitetin kundrejt një sporti për të bërë shumë para në një sport tjetër, atëherë bravo të qoftë. Këtë gjë bëri pikërisht edhe Woodhouse.
5 – David Bentley
Disa njerëz shkëlqejnë në një fushë të jetës, megjithëse nuk e kanë shumë për zemër. Por kjo është diçka e rrallë. Nëse nuk e do atë që bën, me shumë mundësi do kapësh nivelin e mediokrës. David Bentley njëherë është quajtur David Beckham i ri, për shkak të goditjeve standarde të mrekullueshme. Mund ta mbani mend nga kohët e tij te Blackburn dhe Tottenham, por më vonë ai tha se u lodh nga ky m*t. Më pas ai ndërroi sport duke luajtur një lloj futbolli të njohur në Irlandë i cili quhet “Gaelic Football”.
4 – Espen Baardsen
Është e vështirë të dish se çfarë të pëlqen në të vërtetë, dhe akoma më e vështirë të dish se çfarë dashuron. Espen Baardsen është një ish-portieri norvegjez i lindur në Amerikë i cili ka luajtur me Tottenham, Watford dhe Everton përpara se t’i jepte fund karrierës së tij. Ai ka zbuluar se loja e futbollit iu mërzit. Ai u ndje i pakënaqur intelektualisht. Por ka edhe më tepër, Baardsen nuk e përballonte presionin e të luajturit përpara 40,000 shikuesve. Disa fëmijë nuk e realizojnë kurrë ëndrrën për t’u bërë një futbollist i famshëm, disa të tjerëve iu shpifet.
3 – David Batty
Për disa lojtarë do kishte qenë më mirë të kishin ndërruar profesion përpara se të ishte tepër vonë. David Batty është një tjetër lojtar të cilit nuk i pëlqente futbolli, megjithëse luajti për 18 vite. Në fakt, ai e urrente këtë lojë. Batty thuhet të jetë shprehur se ndeshjet kombëtare janë të mërzitshme. Ai ka rrëfyer se nuk ka parë asnjë ndeshje pasi la futbollin. Betty me siguri që nuk i pëlqente profesioni i tij. Madje ndonjëherë, mungesa e entuziazmit ishte tepër e dukshme.
2 – Bobby Zamora
Disa njerëz zgjedhin futbollin për shkak të rrogave të majme, çka nuk është një gjë e keqe. Të tjerët janë të talentuar dhe përkushtohen 100%, por prapëseprapë nuk arrijnë të luajnë në nivele të larta. Bobby Zamora është një sulmues i mirë, por mungesa e entuziazmit që ka për lojën duket. 34 vjeçari ka zbuluar se nuk është një tifoz i madh i futbollit. Ai madje as nuk sheh ndeshje, diçka e çuditshme për një futbollist. Mbase duhet ta shohësh një ndeshje herë pas here Bobby.
1 – Benoit Assou-Ekotto
Kameruansi problematik është një prej kandidatëve kryesorë për të marrë çmimin e lojtarëve më modernë për sa i përket stilit të veshjes, por ai nuk e pëlqen aspak lojën që ka zgjedhur të luajë në nivel profesionist. Benoit Assou-Ekotto e përshkruan futbollin si biznes puro, asgjë më tepër. Ai madje pretendon se nuk sheh fare ndeshje futbolli. Assou-Ekotto interesohet më shumë për muzikën, me 50 Cent dhe Ice Cube që janë rapper-ët e tij të preferuar. Ai momentalisht është pa ekip, por të paktën ka shpirt artisti.