Lojtarët dalin kundër trajnerit Pirlo

Lojtarët dalin kundër trajnerit Pirlo

Juventusi nuk po kalon një moment aspak të mirë teksa pakënaqësitë në skuadër janë rritur ndaj trajnerit aktual Andrea Pirlo, njofton Insajderi.

“Gazzetta Dello Sport” raportoi se Buffon ishte një nga ata më të pakënaqurit me punën e Pirlos teksa minutat për gardianin italian këtë sezon kanë qenë të pakta.

Ndër të tjera flitet se dhe mesfushori Weston McKennie ka dalë hapur kundër ideve të Pirlos, pasi ky i fundit bashkë me klubin bëjnë përgjegjës për situatën lojtarët.

Mbrëmjen e sotme, Juventusi do të luajë në transfertë kundër Sassuolos dhe fitorja është detyrim për “bardhezinjtë” pasi sezoni i gjithë skuadrës është në rrezik serioz, pasi me një disfatë eventuale sonte, humbasin gjasat për zonën Champions. /Insajderi.com