Lojtarët e Romës duan që shiriti i kapitenit t’i rikthehet Edin Dzeko-s

Lojtarët e Romës duan që shiriti i kapitenit t’i rikthehet Edin Dzeko-s

Lojtarët e Romës dëshirojnë që shiriti i kapitenit t’i rikthehet sulmuesit boshnjak Edin Dzeko-s. Nuk ka përplasje midis tyre, por të gjithë futbollistët e skuadrës kryeqytetase janë bërë bashkë për një qëllim të vetëm, kualifikimin për më tej në Europa League, njofton Insajderi.

Të gjithë i njohin vlerat e sulmuesit boshnjak dhe me paraqitjen e tij mund të rezultojë vendimtare për të qenë në çerekfinalen e kompeticionit europian për klube.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, Lorenzo Pellegrini, i cili aktualisht është kapiten i Romës pas vendimit të drejtuesve të skuadrës ‘verdhekuqe’, do të ishte i gatshëm t’ia jepte me shumë dëshirë shiritin e kapitenit shokut të tij më të mirë.

Ende nuk është marrë një vendim për këtë gjë, por e sigurt është se mesfushori italian do të vijojë ta mbajë shiritin të paktën edhe në ndeshjen në fundjavë ne kampionat ndaj Udinese-s. /Insajderi.com