Lojtarët me të cilët do ta ndërtojë Romën portugezi Mourinho, mes tyre edhe Kumbulla

Lojtarët me të cilët do ta ndërtojë Romën portugezi Mourinho, mes tyre edhe Kumbulla

Roma e ka ndërruar trajnerin dhe duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të jetë portugezi Jose Mourinho në krye të pankinës verdhekuqe, njofton Insajderi.

Ndërkohë me teknikun Fonesca do të luhet edhe përballja e fundit në këtë sezon që nuk shkoi sipas dëshirave të klubit. Së fundmi është “La Gazzetta dello Sport” që ka shkruar një artikull sa i përket Romës së ardhshme. Aty gjenden 10 lojtarët e paprekshëm që do të jenë baza e sezonit të ardhshëm me trajnerin portugez.

Aty përfshihet edhe Marash Kumbulla si një talent që do të mbajë peshën e madhe me Mourinhon. Kësaj liste që do të jetë “shtylla kurrizore” e Romës “së re” i bashkohet: “Mancini, Smalling, Karsdorp, Spinazzola, Cristante, Veretout, Darboe, Pellegrini dhe Zaniolo”. /Insajderi.com